Thethi në fokus: 35 objekte të tjera drejt shembjes, vazhdon aksioni i paralajmëruar i Ramës”

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka rikthyer mëngjesin e kësaj të shtunë fadromat për të vijuar aksionin për prishjen e objekteve pa leje në Theth.

Sipas raportimeve, pritet të jenë rreth 35 objekte që do të shemben në këtë fazë.Në korrik të 2025 Kryeministri Rama nëpëmjet IKMT-së sinjalizoi prishjen e hapësirave të zaptuara sipas tij në zonat e Shqipërisë dhe veçanërisht në Theth.

Thethi prej javësh ishte në qendër të vëmendjes së aksionit ku u prishën me dhjetra objekte dhe nga ana tjetër u rregjistruan dhe disa incidente mes banorëve, IKMT dhe Policisë së Shtetit.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME