“The Times”: Britania nuk do ta mbrojë Izraelin gjatë hakmarrjes së Iranit

Britania nuk do ta mbrojë Izraelin, përderisa Irani hakmerret për sulmet izraelite gjatë natës së kaluar, tha redaktorja për fushën e mbrojtjes i gazetës së njohur britanike, “The Times”, pa cituar burime.

Në tetorin e vitit të kaluar, kur Irani hodhi një grumbull raketash balistike në drejtim të Izraelit, Britania tha se dy aeroplanë luftarakë të saj dhe një aeroplan për rimbushje me karburant kishin marrë pjesë në përpjekjet për ta parandaluar përshkallëzimin e mëtejmë, por se aeroplanët nuk goditën ndonjë cak, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Britania nuk ishte e përfshirë në sulmet e Izraelit ndaj Iranit gjatë natës së kaluar dhe kryeministri britanik, Keir Starmer, u ka bërë thirrje të dyja palëve që të përmbahen dhe t’i kthehen diplomacisë.

Zyra e Jashtme dhe Ministria e Mbrojtjes e Britanisë nuk iu përgjigjën menjëherë një kërkese për koment rreth përfshirjes së mundshme britanike në mbrojtjen e Izraelit.

Nga sulmet izraelite në Iran raportohet të jenë vrarë dy komandantë të lartë ushtarakë, gjashtë shkencëtarë bërthamorë e figura të tjera.

Irani është zotuar se do të hakmerret për këto sulme. Ushtria izraelite ka thënë se Irani tashmë ka nisur rreth 100 dronë drejt Izraelit dhe se ata po pengohen jashtë territorit izraelit.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here