Thaçi e ndjek nga paraburgimi dëshminë e ish-pjesëtarit të UÇK-së

Në Dhomat e Specializuara në Hagë është paraqitur sot dëshmitari i 85-të i prokurorisë kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Seanca që ka nisur saktësisht 32 minuta me vonesë nga koha e paralajmëruar po zhvillohet e mbyllur për arsye të fjalimit të kryetarit të trupit gjykues që kërkonte të redaktohej menjëherë, njofton Klankosova.tv.

Është vënë re se për dallim nga Veseli, Krasniqi e Selimi, Thaçi po i ndjek zhvillimet e sotme të seancës nga Qendra e Paraburgimit me video-lidhje, arsyet për të cilat nuk pati kohë të bëhen të ditura.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here