Tërmeti i fuqishëm zgjoi vullkanin pas 600 vjetësh në Rusi – hiri ngjitet deri në gjashtë kilometra lart

Një ngjarje e rrallë ka ndodhur në Gadishullin Kamchatka në lindje të Rusisë, ku vullkani Krasheninnikov ka shpërthyer për herë të parë pas 600 vjetësh, njoftojnë autoritetet lokale.

Shpërthimi ndodhi gjatë natës, në të njëjtën zonë që pak ditë më parë u godit nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 8.8 ballë, i cili shkaktoi paralajmërime për cunami për Japoninë, pjesë të SHBA-së dhe Filipinet.

“Ky është shpërthimi i parë historikisht i konfirmuar i vullkanit Krasheninnikov në 600 vjet”, deklaroi Olga Girina, drejtuese e Ekipit të Reagimit ndaj Shpërthimeve Vullkanike në Kamchatka.

Sipas saj, sasia e hirit të ngritur arrin deri në 6 kilometra lartësi. Rrjedha e fundit e llavës nga ky vullkan daton në vitin 1463 dhe që nga ajo kohë nuk është shënuar asnjë shpërthim i regjistruar.

Autoritetet paralajmërojnë se valët e cunamit janë të mundshme, edhe pse lartësia e tyre pritet të jetë e ulët.

“Lartësia e pritur e valës është e ulët, por prapëseprapë duhet të largoheni nga bregu”, thuhet në njoftim.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here