SHBA-të i kanë tërhequr vëmendjen kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu që të mos ndërmarrë veprime kundër Iranit, gjë që do të rrezikonte negociatat mbi programin bërthamor të Teheranit.
“I thashë se nuk mendoj se do të ishte momenti i mirë tani, sepse jemi shumë afër një zgjidhjeje për programin bërthamor”, tha Donald Trump gjatë një bisede me gazetarët në Zyrën Ovale, duke iu referuar telefonatës së tij të fundit me kryeministrin izraelit.
“Kjo mund të ndryshojë në çdo kohë”, shtoi ai.
Presidenti amerikan siguroi se bisedimet me Teheranin janë “shumë të mira”, ndërsa të dy vendet sapo kanë përfunduar një raund të pestë negociatash në Romë, pa arritur një marrëveshje, por duke konfirmuar se janë gati të vazhdojnë dialogun.