Gjuajtjet me armë zjarri janë bërë të shpeshta në vendin tonë, duke cenuar kështu sigurinë e qytetarëve të cilët ka rast kur mund t’u rrezikohet jeta si pasojë e plumbave qorr, raporton Gazeta Sinjali.
Disa të shtëna janë dëgjuar edhe mbrëmë në rrugën ‘Marie Shllaku’ në Prishtinë.
Sinjali mëson se një qytetar ka denoncuar rastin në Polici dhe i njëjti ka deklaruar se derisa ka qenë në shtëpinë e tij, ka dëgjuar të disa të shtëna me armë.
Bazuar në dëshminë e tij, të dyshuarit kanë qenë në lëvizje me një veturë, por që nuk është zbuluar ende identiteti i tyre.
Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme ku kanë gjetur dhe sekuestruar disa gëzhoja që dyshohen të jenë të armës që u përdor në rast.
Momentalisht nuk ka persona të dyshuar dhe e urdhër të prokurorit rasti është cilësuar ‘Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm’.