Sveçla: Stacioni policor i ka munguar me dekada Zubin- Potokut, një objekt shembull

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla vuri sot gur-themelin e stacionit policor në Zubin-Potok.

Për këtë stacion policor, Sveçla tha se i ka munguar me dekada Zubin- Potokut.

“Sapo vumë gur themelin për fillimin e punës së ndërtimit të stacionit policor në Zubin-Potok. Stacion ky që i ka munguar me dekada kësaj komune e këtij qyteti. Ashtu siç po punojmë në vazhdimësi ta rrisim nivelin e sigurisë qoftë nacionale, qoftë asaj publike, po ashtu po punojmë shumë që kushtet e punës për Policinë e Kosovës të përmirësohen, po ashtu edhe për qytetarët, të cilët pa kurrfarë pengese apo vështirësie e hezitimi mund t’i drejtohen policisë”, tha ai para gazetarëve.

Ndërkohë, bëri të ditur se përfundimi i projektit do të finalizohet shumë shpejt.

“Në një afat shumë të shpejt, ashtu siç biseduam edhe me punëkryesin, shumë më shpejtë se plani i planifikimit me infrastrukturë shtesë për sigurinë e tyre me më shumë shërbime për një jetë më të mirë për të gjithë pa asnjë dallim”, tregoi Sveçla.

Gjithashtu, tha se stacioni policor do të jetë adresë e çdo qytetari për plotësimin e nevojave të tyre.

“Ka hapësira të bollshme, mbi 1.1 milionë euro të ndara nga Qeveria e Kosovës – Ministria e Punëve të Brendshme për Policinë e Kosovës, ky objekt do të jetë edhe një ndërtesë shembull për ndërtimin e mirë për plotësimin e të gjitha nevojave dhe kërkesave qoftë të policisë qoftë të qytetarëve”, tha ai.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here