Sukses nga Kosova në SHBA, Faruk Geci diplomohet në fushën e Sigurisë Kombëtare

Më 12 qershor 2025, Faruk Geci, Drejtor i Politikave të Mbrojtjes në Ministrinë e Mbrojtjes të Republikës së Kosovës, përfundoi me sukses studimet në fushën e logjikës strategjike në Kolegjin Kombëtar të Luftës në Washington, një nga institucionet më prestigjioze në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

Ky kolegj është pjesë e Universitetit Kombëtar të Mbrojtjes (National Defense University), që përfaqëson nivelin më të lartë të edukimit strategjik të ushtrisë amerikane dhe është i dedikuar për përgatitjen e liderëve civilë dhe ushtarakë nga SHBA dhe vende partnere.

Z. Geci u diplomua me titullin Master i Shkencave në Strategjinë e Sigurisë Kombëtare (Master of Science in National Security Strategy), përmes një programi elitar që synon zhvillimin e aftësive për udhëheqje në mjedise komplekse të sigurisë globale, hartimin e politikave të mbrojtjes dhe vendimmarrjen strategjike.

Ky sukses paraqet një arritje të rëndësishme në karrierën profesionale të z. Geci dhe një kontribut domethënës për forcimin e kapaciteteve strategjike të Republikës së Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here