Spiropali reagon një ditë pas tensioneve me Ramën

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Elisa Spiropali ka publikuar një foto të saj përmes një postimi në “Facebook” ndërsa shkruan: Mbaje fytyrën nga drita dhe hijet mbeten pas.

Ky reagim vjen një ditë pas debateve të Spiropalit dhe kryeministrin Edi Rama në mbledhjen e qeverisë dhe grupit Parlamentar të PS.

Nuk dihet nëse ky është një mesazh lidhur me këtë debat por të shtunën burimet e Euronews Albania bënë me dije se kryeministri Rama gjatë replikave i është drejtuar duke i thënë deputetes, “mos më bëj të flasë se mund të tregoj gjëra që s’të pëlqejnë, hesht.”

Ndërsa Spiropali i është kundërpërgjigjur duke i thënë se nëse ka diçka për të thënë ta thojë.

“Do të nxjerr jashtë e do marr masa. Mos më provoko më”, mësohet t’i ketë thënë Rama-Spiropalit.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME