Specialja e arreston edhe ish-shefin e AKI-së, Bashkim Smakaj

Ish shefi i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Bashkim Smakaj është arrestuar sot me autorizim të Gjykatës Speciale.

Gazeta Express mëson se ai u arrestua në një aksion të Speciales mëngjesin e sotëm në Kosovë, i cili i vuri në pranga edhe ish-kryetarin e Komunës së Malishevës, Isni Kilaj dhe Fadil Fazliun, vëllain e dëshmorëve Fahri e Bahri Fazliu.

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) njoftoi përmes një njoftimi për shtyp se “po kryen operacione në vazhdimësi në Kosovë në një proces hetimor që përqendrohet në vepra penale kundër administrimit të drejtësisë”.

Operacionet e ZPS-së u autorizuan nga Dhomat e Specializuara të Kosovës (Gjykata Speciale) dhe po kryhen me mbështetje nga EULEX-i, Misioni i Bashkimit Europian për Sundimin e Ligjit në Kosovë.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here