Sot priten reshje, IHMK paralajmëron: Shmangni shëtitjet në pyje, barinjtë të kenë kujdes

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar se sot do të ketë reshje, dhe me këtë rast, ka kërkuar kujdes nga njerëzit.

Përmes një komunikate për media, IHMK ka bërë thirrje që të shmangni shëtitjet ose punëve të natyrës së ndryshme në pyje, ndërkohë ka kërkuar kujdes nga barinjtë të cilët ruajnë delet në viset e larta.

Lexoni paralajmërimin e plotë:Ashtu siç ju kemi informuar në parashikimin javor se dita e martë do të ketë reshje, po ju kujtojmë sërish se sot gjatë ditës parashihen ndryshime të mëdha në troposferë. Vranësira konvektive të fuqishme do të përfshijnë territorin tonë, duke krijuar vështirësi .

Këshillohet që gjatë këtyre kushteve të rënda meteorologjike të mos krijojmë kaos , sidomos në komunikacion, të ju shmangim shëtitjeve ose punëve të natyrës së ndryshme në pyje, sepse ky mot parashihet të shoqërohet me stuhi, rrufe e në vende të kufizuara do të ketë kushte edhe për reshje, breshëri dhe erëra të fuqishme.

Kujdes të kenë barinjtë të cilët i ruajnë delet në vise të larta, sepse rrufeja i godet në tufë, për shkak të disa faktorëve specifik, përçueshmërisë së lartë dhe afërsisë së tyre, sepse kur rrufeja godet tokën e gjithë ajo energji përhapet nëpër tokë në një perimeter të gjerë.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Verified by MonsterInsights