Në sallën e Kuvendit të Kosovës, ku sot po mbahet për herë të tretë vazhdimi i seancës konstituive, nuk munguan as momentet më të çliruara.
Kryetari i deritashëm i Kuvendit, Glauk Konjufca, është parë duke biseduar me deputetin e LDK-së, Avdullah Hotin, në një atmosferë të qetë dhe miqësore.
Ky komunikim vjen në një kohë kur tensionet politike janë të larta për shkak të bllokadës në konstituimin e Kuvendit, por edhe si një sinjal se dialogu mes përfaqësuesve të partive, mbetet i mundshëm.