Sokoli: Vendimi për t’u larguar nga Drenica ishte i vështirë, por politika kërkon përkushtim të plotë

Trajneri Bylbyl Sokoli, kandidat në listën e Lëvizjes Vetëvendosje për zgjedhjet e 9 shkurtit, në emisionin COMPASS në ATV, foli për largimin e tij nga pozita e kryetrajnerit të KF Drenica dhe përkushtimin ndaj politikës.

Ai tha se vendimi për t’u larguar nga Drenica, klub që aktualisht udhëheq tabelën e kampionatit, ishte i vështirë, por i domosdoshëm.

“Pas kësaj oferte në politikë, thashë se është koha që kontributi im të jetë i pranishëm aty. I kam njoftuar udhëheqësinë dhe futbollistët për vendimin tim, kuptohet që nuk e kanë ndi veten mirë,” tha Sokoli.

Sokoli tha se angazhimet e dyfishta do të ishin të pamundura.

“Nuk mund të jem i përkushtuar në trajnim dhe njëkohësisht në politikë. Për këtë arsye, kam vendosur të përqendrohem plotësisht në këtë sfidë të re,” u shpreh ai.

Intervistën e plotë me Bylbyl Sokolin në emisionin COMPASS, e gjeni në videon më poshtë:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here