Politologu Avdi Smajljaj ka ironizuar me diasporën rreth shtrenjtimit të energjisë elektrike.
Ai pret që diaspora, e cila kryeministrin Kurti e voton me përqindje të larta, të organizojë protesta për shtrenjtimin e rrymës.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se protestat do të mund të organizohen në Kosovë ose në vendet ku jetojnë ata.
“Besoj se këto ditë diaspora do të organizojnë protestë kundër shtrenjtimit të rrymës në Kosovë. Ose do të vijnë këtu për të protestuar, ose do të organizojnë protestën në vendet ku jetojnë. Aktiviteti i diasporës në politikën kosovare do të duhej të ishte më i gjërë dhe më dinamik, nuk do të duhej të ishte vetëm në vota. Besoj se protesta të tilla do të organizohen nga diaspora edhe për kaosin në shëndetësi, dështimin në arsim, mungesën e meritokracisë, etj.”, ka shkruar Smajljaj.