Sistemet amerikane të mbrojtjes ajrore THAAD (Terminal High Altitude Area Defense) kanë ndërprerë me sukses një numër raketash të lëshuara nga Irani drejt Izraelit të premten mbrëma, raportoi Army Radio, duke cituar një burim izraelit, shkruan The Jerusalem Post.
Ky ndërhyrje vjen pas një valë të paprecedentë raketash balistike që Irani lëshoi në shenjë hakmarrjeje për sulmet izraelite mbi objektet e tij bërthamore dhe ushtarake, përfshirë goditjen e objektit nëntokësor në Natanz dhe eliminimin e disa komandantëve të lartë iranianë.
Sistemi THAAD është i ndërtuar për të rrëzuar raketa balistike me rreze të shkurtër dhe të mesme veprimi pak para se ato të bien në tokë.
Sistemet THAAD, të vendosura nga SHBA-të në rajon për të mbrojtur aleatët e saj nga kërcënimet balistike, janë projektuar për të kapur raketat në fazën përfundimtare të fluturimit të tyre, duke ofruar një mbrojtje të fuqishme ndaj sulmeve me rreze të gjatë.
Izraeli i përdor disa sisteme kundërajrore të zhvilluara bashkërisht me Shtetet e Bashkuara – Kupolën e Hekurt, Hobën e Davidit dhe Shigjetat – për t’i shkatërruar raketat dhe dronët në lartësi dhe largësi të ndryshme.
Sistemi THAAD ka radar të përparuar që i vëren raketat në distanca më të largëta. Raketat e tij parandaluese fluturojnë më gjatë gjithashtu.
Çfarë është THAAD?
THAAD-i është një nga sistemet kundërajrore më të përparuara dhe më të fuqishme në arsenalin e Shteteve të Bashkuara.
Izraeli i përdor disa sisteme kundërajrore të zhvilluara bashkërisht me Shtetet e Bashkuara – Kupolën e Hekurt, Hobën e Davidit dhe Shigjetat – për t’i shkatërruar raketat dhe dronët në lartësi dhe largësi të ndryshme.
Sistemi THAAD ka radar të përparuar që i vëren raketat në distanca më të largëta. Raketat e tij parandaluese fluturojnë më gjatë gjithashtu.
“Ky është një sistem kundërajror shumë më superior”, tha Hossein Aryan, ekspert i mbrojtjes nga Britania.
“Gama e tij është shumë [më] e gjerë” krahasuar me sistemet kundërajrore të Izraelit, sipas tij.
Pse SHBA-ja po i dërgon THAAD Izraelit?
Shtetet e Bashkuara e morën këtë vendim pasi Irani i hodhi rreth 180 raketa balistike drejt Izraelit më 1 tetor. Ky sulm, sipas ekspertëve, vuri në pah të metat e mbrojtjes ajrore të Izraelit.
Aryan tha se sulmi i Iranit e nxiti Uashingtonin ta forcojë mbrojtjen ajrore të Izraelit në rast të “ndonjë sulmi të tjetër mundshëm nga Teherani”.
Breshëria e madhe raketash e Teheranit – që ishte sulmi më i madh i drejtpërdrejtë nga Irani kundër armikut të vet të përbetuar – u bë si përgjigje ndaj inkursionit të Izraelit rishtazi në Liban, si dhe si hakmarrje për vrasjen e aleatëve kyçë të Iranit në rajon.
Izraeli e uli rëndësinë e dëmit të shkaktuar nga sulmi i Iranit. Megjithatë, pamjet satelitore tregojnë se rreth 30 raketa balistike ranë në apo përreth bazës ajrore Nevatim në jug të Izraelit. Ato shfaqin dëmet e shkaktuara në ndërtesa dhe vrima në pistën e bazës.
Baza Nevatim strehon avionë luftarakë F-35 të prodhimit amerikan. Ekspertët thonë se raketat iraniane për pak sa nuk i goditën disa prej avionëve luftarakë të vendosur atje.
Ndërkohë, një raketë ra afër shtabit të Mossadit, agjencisë së inteligjencës izraelite, në Tel Aviv, duke e krijuar një gropë të thellë.
Izraeli është zotuar se do të përgjigjet ashpër ndaj sulmit raketor të Iranit.
Ndërkohë, një sulm me dronë nga Hezbollahu – grupi i armatosur dhe partia politike që kontrollon shumicën e Libanit jugor – i vrau katër ushtarë izraelitë në një bazë më 13 tetor.
Shahank Johsi, hulumtues nga Kings College në Londër, tha se Uashingtoni po e zhvendos kundërajrorin THAAD “sepse parashikon se hakmarrja e Izraelit ndaj sulmit raketor iranian do të jetë një sulm i madh dhe i jashtëzakonshëm”.
Kjo “ka shumë mundësi ta nxitë një sulm tjetër iranian”, shtoi ai.
Joshi, i cili është redaktor në revistën The Economist, tha se Izraeli e ka një varg opsionesh, nga sulmimi i objekteve të armatimit të Iranit te sulmimi i lidershipit apo zonave bërthamore.
“Cilindo opsion që e zgjedh, lidershipi i Iranit me gjasë do të hakmerret me forcë”, theksoi ai.