Një burim rajonal i cituar nga CNN ka bërë të ditur se “pritet një lajm i mirë nga të dyja palët shumë shpejt”, duke shtuar se diskutimet janë drejtuar drejtpërdrejt nga shefi i ushtrisë së Pakistanit, Asim Munir. Sipas të njëjtit burim, marrëveshja pritet të finalizohet brenda mbrëmjes së sotme.
Nga ana tjetër, White House konfirmoi të martën se presidenti Donald Trump është informuar për propozimin e armëpushimit nga Shehbaz Sharif, duke theksuar se “një përgjigje do të vijë”.
Vetë Trump deklaroi se Shtetet e Bashkuara janë të përfshira në “negociata të nxehta” lidhur me konfliktin me Iranin, pa dhënë detaje të mëtejshme mbi përmbajtjen e bisedimeve.
