Si i shndërruan spiunët izraelitë kamerat e trafikut në një mjet për të ndjekur udhëheqësin e Iranit

Spiunët izraelitë hakeruan pothuajse çdo kamerë trafiku në Teheran për vite me radhë me qëllim monitorimin e lëvizjeve të Ajatollah Ali Khamenei-t, në një fushatë të paprecedentë të mbledhjes së inteligjencës. Sipas një raporti të Financial Times, zyrtarët vëzhguan nga afër rojet e sigurisë, truprojat dhe shoferët e zyrtarëve të lartë iranianë për të mësuar “modelin e tyre të jetesës”.

Këto të dhëna në kohë reale, përfshirë ato nga kamerat e drejtuara drejt kompleksit personal të Khamenei-t, u enkriptuan dhe u dërguan në serverët në Tel Aviv dhe në jug të Izraelit. Një zyrtar izraelit deklaroi se “ne e njihnim Teheranin ashtu siç njohim Jeruzalemin”, duke theksuar se kjo njohuri e detajuar u lejoi atyre të vërenin çdo gjë të pazakontë.

​Plani për vrasjen e Ajatollahut ishte përgatitur prej muajsh dhe u rregullua kur doli informacioni se lideri suprem do të merrte pjesë personalisht në një takim në shtëpinë e tij.

Në ditën e atentatit, kamerat e hakeruara konfirmuan se takimi po zhvillohej sipas parashikimit. Ushtria izraelite kreu sulmet gjatë ditës për të shkaktuar shok dhe surprizë taktike, ndërsa operacionet kibernetike ndërprenë rrjetet e komunikimit në Iran për ta lënë kundërshtarin të hutuar dhe pa aftësi për t’u koordinuar.

Presidenti Donald Trump deklaroi se lideri iranian u eliminua së bashku me rrethin e tij të ngushtë gjatë mëngjesit, ndërsa Sekretari i Shtetit Marco Rubio pranoi se SHBA-ja nisi sulme parandaluese pasi ishin në dijeni të planit izraelit dhe donin të shmangnin viktimat në radhët e forcave amerikane nga një kundërpërgjigje e mundshme iraniane./Korrespodenti

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME