Si Bledi Çuçi ‘përdor’ Elvana Gjatën për të përcjellë mesazhin e tradhtisë në prag të shpalljes së qeverisë Rama 4

Nënkryetar i Kuvendit të Shqipërisë, njëherësh drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës, Bledi Çuçi ka postuar një video në rrjetet e tij sociale, që për një sy të vëmendshëm nuk kalon pa u vënë re.

Ish-ministri i Brendshëm publikon në profilin e tij në Instagram një episod të serialit “Tenxherja Kapakun”, ku protagoniste kryesore është artistja e njohur Elvana Gjata.


Kjo e fundit flet për tradhtinë dhe se si do të reagonte ajo në rast se do të duhej të përballej me këtë fenomen nga partneri i saj, njeriu më i besuar.

Madje, Çuçi e shoqëron edhe me një dedikim për pjesën e shkëputur të serialit, duke e cilësuar këngëtaren Gjata ‘njësh’.

Por, deri këtu nuk ka asgjë të pazakontë. Në fakt, video e ish ministrit është postuar dy ditë më parë, pikërisht në ditët kur kanë nisur të shtohen ‘ethet’ e qeverisë së re Rama 4.

Ajo pritet të shpallet në 11 shtator nga kryesocialisti. Në korridoret mediatike kanë nisur aludime për emrat e mundshëm, madje përflitet se do ketë shumë surpriza ndër emrat që pritet të përbëjnë kabinetin e ri qeveritar.

Nëse e shohim këtë video si një “mesazh të koduar”, atëherë lind pyetja: Kujt i drejtohet? A është një thirrje për reflektim ndaj lidershipit? Apo eshte një paralajmërim për ata që po hartojnë listat e kabinetit të ri?

Andaj, Çuçi, një figurë me peshë në Partinë Socialiste, si duket mund të jetë duke përdorur artin si mjet për të shprehur zhgënjimin, pasigurinë apo për të paralajmëruar për lëvizje të brendshme që nuk i pëlqejnë.

Pas “mesazhit” të Elvan♪s dhe heshtjes së Çuçit, fshihet një tension që mund të zbulohet vetëm pas shpalljes së qeverisë Rama 4. Deri atëherë, mbetemit në pritje, jo vetëm të emrave të rinj, por edhe të mesazheve që nuk thuhen me fjalë.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME