Shqiptari që e lë Gjermaninë për të ndihmuar Kavajën

Sildi Çelmeta, shqiptari që punon 7 ditë në javë, ka përkthyer në 709 seanca gjyqësore, duke ndihmuar shqiptarët në Gjermani, dhe flet 6 gjuhë. Ai jeton prej 22 vitesh në Gjermani dhe ka arritur falë punës së palodhshme, të krijojë një kapital të konsiderueshëm, duke qenë pronar i tre shtëpive në Republikën e Bavarisë.

Sildi është një figurë e njohur mediatike; ai është ballafaquar me komunitetin serb për vizatimet e portreteve të ushtarëve të UÇK-së, siç janë Adem Jashari, Indrit Cara dhe Beg Rizaj, të cilat janë të pikturuara në murin e shtëpisë së tij. Gjermanët që e njohin mirë e quajnë “njëri i njëmijë punëve”, sepse ai është një punëtor i palodhur, i cili gjatë kohës së pandemisë COVID-19, për një vit rresht ka ndihmuar vullnetarisht spitalin, duke ushtruar punën e infermierit. Po ashtu, gjatë kësaj periudhe, ai ka zhvilluar aktivitetin e mësimdhënies, për të cilin është i çertifikuar. Nga dashuria për punën ai ka shpërndarë edhe gazeta. Ndaj edhe e quajnë njëri të njëmijë Punëve.

Vlen të theksohet se gjatë kësaj kohe, Sildi ka punuar gjithashtu si konsulent, duke ndihmuar njerëzit në nevojë dhe jo vetëm.

Tani, Sildi është i gatshëm të lë të gjitha këto arritje në Gjermani dhe të kthehet në Shqipëri, në Kavajë, aty ku ka rrënjët e tij, për të kontribuar për bashkëqytetarët e tij. Ai është shumë optimist se me punën dhe kontributin e tij, Kavaja do të jetë ndryshe.

Për më shumë detaje, ju lutem ndiqni intervistën e plotë të Sildit dhënë për RTSH-në:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here