Shqipëria merr dritën jeshile për hapjen negociatave, Rama: Një tjetër hap i rëndësishëm drejt anëtarësimit në BE

Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm të 27 vendeve anëtare të BE-së ka autorizuar presidencen polake që t’i kërkojë zyrtarisht Shqipërisë paraqitjen e pozicionit të saj negociues për grupkapitullin 4, Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qëndrueshme.

Lidhur me këtë, kryeministri Edi Rama e ka cilësuar një tjetër hap të rëndësishëm drejt anëtarësimit në BE.

Rama theksoi se Shqipëria nuk ndalet në rrugën e integrimit evropian.

Postimi i Ramës në Facebook

Shqipëria nuk ndalet. Një tjetër hap i rëndësishëm drejt anëtarësimit në BE.

Sot, më 11 qershor 2025, Shqipëria mori dritën jeshile për hapjen e negociatave për Grupkapitullin 4 – “Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qëndrueshme”.

Ky vendim i vendeve anëtare të BE konfirmon përgatitjen tonë dhe progresin konkret në rrugën drejt familjes europiane.

Kapitujt përfshijnë:

Politikat e transportit (Kapitulli 14),
Energjia (Kapitulli 15),
Rrjetet trans-europiane (Kapitulli 21),
Mjedisi dhe klima (Kapitulli 27).
Ky është një hap tjetër drejt Shqipërisë 2030, vend krenar i Bashkimit Europian.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here