Një shpërthim në një strukturë për ruajtjen e bombave të pashpërthyera në Bazën Ajrore Kadena në Okinawa, Japonia, më 9 qershor ka plagosur katër persona.
Incidenti ndodhi në një strukturë të operuar nga Forcat Japoneze të Vetëmbrojtjes, ku ruheshin municione të pashpërthyera pas nxjerrjes së tyre.
Sipas zyrtarëve lokalë, të plagosurit janë anëtarë të Forcave të Vetëmbrojtjes Japoneze, dhe sa i përket gjendjes së tyre, janë jashtë rrezikut për jetën.
Një bga zjarrfikësit lokal, tha se gjatë pastrimit të ndryshkut nga sendet në strukturë, në kuadër të rivlerësimit nëse ato ishin bomba, ndodhi shpërthimi që plagosi katër meshkuj. Të plagosurit u dërguan menjëherë në spital.
Një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes së Japonisë po ashtu e konfirmoi incidentin në Bazën Ajrore Kadena, e cila ndodhet në ishullin kryesor të Okinawës.