Gjatë ditës së sotme pritet të mbahet seanca e radhës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Deputetët pritet që të mblidhen për herë të 33-të me radhë për të votuar emrin e kryetarit të Kuvendit.
E pikrisht sot Shoqata “Roja e Kohës” do të organizojë protestë për të kundërshtuar bllokadën institucionale.
Sipas organizatorëve protesta do të jetë simbolike dhe do të zgjasë rreth një orë.
Ajo ka për qëllim të dërgojë një mesazh të qartë: Qytetarët nuk mund të mbesin peng i pazareve politike.
Protesta nis nga ora 10:00 dhe mbahet para Kuvendit të Kosovës.