Shkoi për të marrë pjesë në inaugurim, luftanija 5 mijë tonëshe koreno-veriore fundoset para lundrimit të parë – gjithçka ndodhi para syve të Kim Jong-Un

Ceremonia e nisjes së një luftanije të Koresë së Veriut nuk shkoi siç ishte planifikuar, pasi akoma pa u nisur ajo u shkatërrua para syve të Kim Jong-un.

Ai ishte dëshmitar i tmerrit, kur anija 5 mijë tonëshe u dëmtua rëndë pasi nuk u nis siç duhej, transmeton Telegrafi.

Lideri koreano-verior e cilësoi aksidentin si “akt kriminal të shkaktuar nga pakujdesia absolute që nuk mund të tolerohet”.

Kim ka urdhëruar që luftanija të rikthehet në funksion para takimit të partisë në qershor, kurse mediat e atjeshme raportuan se gjithçka ndodhi gjatë ceremonisë të mërkurën.

“Për shkak të komandës së papjekur dhe neglizhencës operacionale, lëvizja paralele nuk mund të garantohej, duke rezultuar në shkëputjen e një pjese duke shkaktuar fundosjen e anijes. Ekuilibri i anijes u prish për shkak të një çarjeje në trupin e anijes në disa seksione”, shkruan KCNA.

“Ky është një aksident i rëndë dhe një akt kriminal që nuk mund të kishte ndodhur dhe nuk mund të tolerohet për shkak të pakujdesisë së pastër, papërgjegjësisë dhe empirizmit joshkencor”, tha Kim pas këtij incidenti.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here