Shkoi në Polici për të denoncuar ish-gruan dhe vajzën se ia rrahën të dashurën, burri arrestohet

Një burrë nga Mitrovica ka denoncua në Stacionin Policorë ish-bashkëshorten dhe vajzën e tyre.

Sipas tij, dy të dyshuarat kanë sulmuar atë dhe të dashurën e tij.

Policia bën me dije se gjatë verifikimit ka rezultuar se ankuesi ka urdhëresë aktive nga gjykata dhe i njëjti është dërguar për vuajtje të dënimit në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali.

Ndërkaq të dyshuarat janë liruar në procedurë të rregullt.

“Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar policinë se ai dhe e dashura e tij, janë sulmuar fizikisht nga dy të dyshuarat femra kosovare (ish-bashkëshortja e tij dhe vajza e tij). Të dyshuarat pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt. Gjatë verifikimit ka rezultuar se ankuesi ka urdhëresë aktive nga gjykata dhe i njëjti është dërguar për vuajtje të dënimit në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali”, thuhet në raportin e policisë.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here