Shembet një ure e sapondërtuar në Kinë – shikoni momentet dramatike

Një pjesë e urës së sapo hapur u shemb të martën në provincën jugperëndimore kineze Sichuan, e vendosur në një autostradë strategjike që lidh pjesën e brendshme të Kinës me rajonin autonom të Tibet.

Ngjarja ka shkaktuar shqetësim të madh në komunitetin lokal dhe mes autoriteteve përgjegjëse për sigurinë e infrastrukturës.

Autoritetet lokale nuk kanë raportuar deri më tani për viktima apo të lënduar, por situata mbetet shqetësuese pasi shembja ka shkaktuar rrëshqitje toke në zonat përreth, duke rrezikuar rrugët dhe fshatrat pranë autostradës.

Policia në qytetin Maerkang mbylli të hënën pasdite për të gjithë trafikun urën Hongqi, e cila është 758 metra e gjatë.


Vendimi u mor pasi inspektimet e fundit treguan shfaqjen e çarjeve në rrugët e qasjes dhe në shpatet malore, si dhe lëvizje të dukshme të terrenit, që mund të rrezikonte stabilitetin e strukturës.

Sipas autoriteteve, ura e qasjes dhe themelet e rrugës u shembën të martën pasdite, duke shkaktuar rrëshqitje të mëdha toke dhe duke ndikuar në qarkullimin e trafikut në zonë. Zyrtarët po punojnë për të vlerësuar dëmet dhe për të siguruar zonën për banorët dhe udhëtarët.

Ndërtimi i urës ishte përfunduar më herët këtë vit, sipas një videoje të publikuar në rrjetet sociale nga kompania ndërtimore Sichuan Road & Bridge Group, që kishte marrë pjesë në projektin e ndërtimit.

Ky incident ngre pyetje mbi inspektimet e sigurisë dhe monitorimin e infrastrukturës së re në zonat malore të Kinës.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME