SHBA: Vriten dy anëtarë të stafit të ambasadës izraelite

Dy anëtarë të stafit të ambasadës izraelite janë vrarë jashtë një muzeu hebre në qendër të Uashingtonit. Viktimat ishin çift, ndërsa u qëlluan teksa po dilnin nga aktiviteti në Muzeun Hebraik të Kryeqytetit në Uashington DC, i cili kishte në fokus ndihmën e banorëve të Gazës.

I dyshuari është ndaluar dhe identifikuar nga policia si 30-vjeçari Elias Rodriguez.

Ky i fundit, sipas Policisë, bërtiti “Liri për Palestinën” pasi u arrestua. Oficerët do të hetojnë lidhjet e mundshme me terrorizmin.

Ambasada izraelite ka reaguar mbi ngjarjen duke pretenduar se viktimat janë qëlluar nga një distancë e afërt.

Zëdhënësja e ambasadës izraelite, Tal Naim Cohen, shkroi në X se anëtarët e stafit të ambasadës po merrnin pjesë në një aktivitet në Muzeun Hebraik të Kryeqytetit në Uashington DC, ndërsa shpreson të zbatimi i ligjit dhe vënia e drejtësisë në vend.

“Dy anëtarë të stafit të ambasadës izraelite u qëlluan sonte nga afër, ndërsa merrnin pjesë në një aktivitet hebraik në Muzeun Hebraik të Kryeqytetit në Uashington DC. Ne kemi besim të plotë tek autoritetet e zbatimit të ligjit si në nivel lokal ashtu edhe në atë federal për të kapur autorin e sulmit dhe për të mbrojtur përfaqësuesit e Izraelit dhe komunitetet hebraike në të gjithë Shtetet e Bashkuara”, shkroi ajo.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here