Shtetet e Bashkuara të Amerikës i ka dalë në ndihmë Izraelit në shkatërrimin e raketave që Teherani ka lëshuar në drejtim të Tel Avivit të premten në mbrëmje.
Një zyrtar amerikan nuk ka treguar se si SHBA-ja është duke ndihmuar, por aeroplanët luftarak të Forcave Ajrore të SSHBA-së dhe raketat nga luftëanijet në të kaluarën kanë shkatërruar raketat nga sulmet e mëparshme.
SHBA-ja ka vendosur asetet ushtarake afër Izraelit për të ndihmuar në shkatërrimin e raketave.
Ky zyrtar ka folur në kushte anonimiteti sepse operacionet ende janë duke vazhduar.