3.1 C
Pristina
E martë, 17 Shkurt, 2026

ShBA e palëkundur në mbështetjen për integritetin territorial të Kosovës, urimi i Rubios për pavarësi

Shtetet e Bashkuara të Amerikës palëkundshëm mbështesin sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës.

Kështu tha Kryediplomati i ShBA-së, Marco Rubio, në një urim për 18 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

“Ne e vlerësojmë mbështetjen e Kosovës ndaj përpjekjeve të SHBA-së për t’iu përgjigjur sfidave globale dhe mirëpresim udhëheqjen e saj si anëtare themeluese e Bordit të Paqes”, tha Rubio.

“Në këtë përvjetor të rëndësishëm, ne presim bashkëpunim edhe më të fortë në vitet e ardhshme. Shtetet e Bashkuara qëndrojnë me Kosovën në ndërtimin e një të ardhmeje të sigurt dhe të begatë”, shtoi ai.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME