SHBA do të evakuojë pjesërisht ambasadën në Irak, për shkak të rritjes së tensioneve me Iranin

Stafi jo thelbësor i ambasadës amerikane në Bagdad dhe familjarët e tyre do të evakuohen nga Iraku për shkak të rreziqeve të shtuara të sigurisë, kanë thënë burime nga qeveria amerikane.

Zyrtarët nuk kanë dhënë detaje se çfarë e ka nxitur konkretisht këtë vendim, por të mërkurën, sipas burimeve të CBS, Izraeli i kishte bërë të ditur zyrtarëve amerikanë se ishte gati të niste një operacion ushtarak ndaj Iranit.

Këta zyrtarë thanë se kjo ishte një nga arsyet pse SHBA u kishte këshilluar disa shtetasve të saj të largoheshin nga rajoni, pasi besohet se Irani mund të hakmerrej duke goditur disa objektiva amerikane në Irak.

Kjo ndodh në një kohë kur bisedimet mes SHBA-së dhe Iranit për programin bërthamor të këtij të fundit duket se janë bllokuar ditët e fundit, raporton BBC.

Pavarësisht situatës, i dërguari amerikan për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, ende planifikon të takohet me zyrtarë iranianë për raundin e gjashtë të bisedimeve të dielën. Sipas Axios, Witkoff do të takohet me ministrin e jashtëm iranian Abbas Araghchi në Muskat.

Një zyrtar i Departamentit Amerikan të Shtetit tha për BBC: “Ne vlerësojmë vazhdimisht situatën dhe prezencën tonë në ambasada. Bazuar në analizat më të fundit, vendosëm të zvogëlojmë praninë tonë në misionin diplomatik në Irak.”

Presidenti Trump foli për Iranin në një paraqitje në Qendrën Kennedy të mërkurën, duke u thënë gazetarëve se amerikanëve u ishte rekomanduar të largoheshin nga rajoni “sepse mund të bëhet një vend i rrezikshëm, dhe do të shohim çfarë do të ndodhë”.

Ai përsëriti se SHBA nuk do të lejojë që Irani të zhvillojë një armë bërthamore: “Nuk do ta lejojmë këtë.”

Trump ka shpresuar të arrijë një marrëveshje për të ndaluar Iranin nga zhvillimi i armëve bërthamore, por të mërkurën tha se po bëhej gjithnjë e më pak i bindur se Irani do të ndalonte pasurimin e uraniumit.

Më herët këtë javë, Trump zhvilloi edhe një telefonatë 40-minutëshe, e përshkruar si “e tensionuar”, me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, i cili prej kohësh mbron një qasje ushtarake dhe jo diplomatike ndaj Iranit.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here