Sfida e re e rrezikshme në TikTok, eksperti i sigurisë kibernetike ngreh alarm për prindërit në Kosovë

Një sfidë e re e rrezikshme për fëmijët dhe të rritur është duke u përahur në rrjetin sociale TikTok. Ekspert i kibernetikës, Mentor Hoxhaj u ka bërë apel prindërve që t’i përcjellin fëmijet e tyre.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shpejguar se si realizohet kjo lojë, derisa ka treguar rreziqet më të cilat përballen fëmijët kur e luajnë.

Vëmendje Prindërve: Sfida e Rrezikshme “Superman Challenge” në TikTok

Të dashur prindër,

Një trend i ri në TikTok, i quajtur “Superman Challenge,” po përhapet me shpejtësi mes të rinjve. Ndërsa disa versione duken të padëmshme, të tjera po shkaktojnë dëmtime serioze që kërkojnë ndërhyrje mjekësore.

Çfarë po ndodh?

Versioni Argëtues: Frymëzuar nga një kërcim nga kënga e Soulja Boy në vitin 2007, disa të rinj po bëjnë poza dhe kërcime argëtuese.

Versioni i Rrezikshëm: Pjesëmarrësit hidhen përpara si Superman, duke pritur që shokët e tyre t’i kapin. Në shumë raste, ata nuk kapen, duke shkaktuar dëmtime të rënda si fraktura dhe trauma. Spitalet në disa zona kanë raportuar rritje të madhe të rasteve të tilla.”, ka shkruar Hoxhaj.

Më tej ai ka udhëzuar prindërit që t’i inkurajojnë fëmijët që të rrjetet sociale t’i përdorin në mënyra të sigurta.

“Pse duhet të shqetësoheni?

Trendët në rrjetet sociale shpesh duken të padëmshëm, por mund të kenë pasoja serioze për jetën dhe shëndetin. Të rinjtë shpesh ndihen të detyruar të marrin pjesë për pëlqime dhe shikime, pa e kuptuar rrezikun.

Çfarë mund të bëni?

Bisedoni me fëmijët tuaj: Diskutoni rreziqet e sfidave virale dhe rëndësinë e sigurisë.

Monitoroni aktivitetet online: Informohuni për sfidat që fëmijët tuaj shikojnë ose në të cilat marrin pjesë.

Nxitni krijimtarinë, jo rrezikun: Udhëzoni fëmijët tuaj drejt mënyrave të sigurta dhe argëtuese për t’u angazhuar në rrjetet sociale.

Le të punojmë së bashku për të mbrojtur fëmijët tanë nga rreziku. Ndani këtë me prindër të tjerë për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të parandaluar dëmtimet e panevojshme.”, ka përfunduar ai.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here