Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Serbisë, Millan Mojsilloviq, ka deklaruar se në mbledhjen e Këshillit për Siguri Kombëtare është diskutuar situata në Kosovë dhe rajon.
Sipas tij, serbët në Kosovë po përballen me “keqtrajtim të vazhdueshëm”, ndërsa “institucionet e përkohshme në Prishtinë” po zbatojnë veprime “të njëanshme dhe të rrezikshme”.
Mojsilloviq tha se presidenti Aleksandar Vuçiq ka prezantuar një non-paper franko-gjerman, që sipas tij ndërlidhet edhe me Bosnjën dhe rrezikon pozitën e Republikës Serbe.
Në takim janë ndarë udhëzime të qarta për veprimet e mëtejshme të Ushtrisë së Serbisë, Ministrisë së Mbrojtjes dhe të Punëve të Brendshme, përballë “sfidave që po vijnë”.