Serbia mohon se ka përdorur top zanor, e gatshme për hetime nga FBI dhe FSB

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se Ushtria e Serbisë dhe Njësia e Policisë Ushtarake “Kobrat” nuk kanë top zanor, për të cilin disa pretendojnë se është përdorur në protestën e së shtunës në Beograd.

Ndërkaq, kryeministri serb në largim, Millosh Vuçeviç, tha se ekzekutivi është i gatshëm të ftojë për hetime Byronë Federale amerikane të Hetimit (FBI) dhe Shërbimin Federal rus të Sigurisë (FSB).

“Jemi të gatshëm që menjëherë të ftojmë amerikanët dhe rusët”, tha Vuçeviç në një konferencë për media në Qeverinë serbe.

Presidenti Vuçiç paralajmëroi se brenda 48 orëve do të përfundojë hetimi për ata që, sipas tij, kanë shpërndarë gënjeshtra rreth kësaj çështjeje.
Hetimi do të përfundojë plotësisht brenda 48 orëve dhe më pas të gjithë përgjegjësit për këto trillime dhe gënjeshtra do të dalin përpara drejtësisë”, tha Vuçiq përmes një video-mesazhi të publikuar në Instagram.

Ai pretendoi se topi zanor nuk ishte në rrugë, sepse, siç tha ai, “nuk mund të mos e shihni, nuk mund të mos e dëgjoni”. Edhe Vuçeviç tha se përdorimi i topave zanor është “histori e trilluar”, duke shtuar se nuk janë përdorur armë të tilla.

Topi zanor është një armë jo vdekjeprurëse që përdoret për të shkaktuar zhurma shumë të forta, me qëllim të çorientimit dhe frikësimit të turmave.

Kjo armë përdor teknologjinë për të krijuar një shpërthim zanor të fuqishëm, i cili mund të ndikoje drejtpërdrejt në dëgjimin e individëve, duke shkaktuar konfuzion dhe pasiguri, dhe shpesh i detyron ata të largohen nga zona e goditur.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here