Selamiu dhe Edmondi, babë e bir që u vranë sot në Gjilan

Një ngjarje tragjike ndodhi sot në orën 12:32, në rrugën “Ibrahim Rugova” në Gjilan, ku brenda një kafeneje dy të shtënat çuan në vrasjen e dy personave dhe plagosjen e dy të tjerëve.

Sipas burimeve të Insajderit, viktimat janë babë e bir, Selami Hasani dhe Edmond Hasani, të njohur si argjendarë në Gjilan, dhe dyshohet se u vranë nga njerëz të përfshirë në fajde.

Fotografia e personit të vrarë, Edmond Hasani.

I dyshuari për vrasjen është Mefail Shkodra, i cili aktualisht është në arrati.

Ngjarja po hetohet nga njësitet përkatëse policore dhe Prokurori i Shtetit. Forcat e rendit janë të pranishme në vendin e ngjarjes, të bashkëpunuar me njësitet rajonale hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje tronditëse.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here