Seanca për buxhetin, Sveçla thotë së asamblistët e VV’së do ta votojnë: E kemi detyrim ndaj qytetit

Gëzim Sveçla i VV’së, ka thënë se asamblistët e kësaj partie do ta votojnë pro bartjes së mjeteve.

Ai tha se këtë po e bëjnë për t’i ndihmuar përkohësisht Prishtinës “nga zullumi i Përparim Ramës”.

“Ne asamblistët e VV’së do ta votojmë bartjen e mjeteve, do ta votojmë jo për ta shpëtuar Përparim Ramën por për t’i ndihmuar përkohësisht Prishtinës nga zullumi i Përparim Ramës. Votojmë sepse e kemi detyrim ndaj qytetit, sepse punëtori i trafikut urban nuk është fajtor për paaftësinë e kryetarit, sepse studenti dhe pensionisti që pret autobusin në stacion nuk duhet ta paguajë çmimin e dështimeve të Përparimit, buxheti i Prishtinës nuk është mjet i pazareve, është instrument i shërbimeve publike”, tha ai.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME