Një zyrtar në Hong Kong ka thënë se të paktën 36 njerëz kanë vdekur nga zjarri në Tai Po, ndërsa nuk dihet ende asgjë për 279 të tjerë.
Sipas raportimeve të mediave lokale, një foshnjë dhe një grua e moshuar janë shpëtuar, raporton televizioni BBC.
Ndërkohë, zjarrfikësit ende po e vazhdojnë punën për ta vënë nën kontroll zjarrin. Dhjetëra banesa thuhej se ende ishin në flakë, ndërsa ekipet emergjente po e vazhdojnë punën në errësirë.
Mediat lokale kanë raportuar se janë dëgjuar shpërthime.
Shumë njerëz janë grumbulluar afër ndërtesave që po digjen. Disa po luten në heshtje, ndërsa të tjerë po shpërndanin ujë e ushqim.
Raportohet se mbi 700 zjarrfikës e dhjetëra automjete për fikjen e flakës ndodhen janë dërguar në vendin e zjarrit. Një zjarrfikës e ka humbur jetën gjatë punës në vendin e ngjarjes.
