“S’e dimë ku janë fëmijët”, flet vëllai i Liridonës, thotë se janë të pavërteta raportimet për shkurorëzim

Gazeta Sinjali gjatë ditës së djeshme raportoi në detaje ekskluzive ecurinë për zbardhjen e detajeve të vrasjes së rëndë të 30-vjeçares, Liridona Ademaj Murseli në natën e 29 nëntorit në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë teksa po udhëtonte me burrin e saj, Naim Murseli si dhe fëmijët e tyre.

Sinjali raportoi se si i dyshuar për vrasjen e Liridonës u arrestua vetë Naim Murseli dhe Granit Plava i cili dyshohet se u dakordua me Naimin për një shumë prej 30.000 euro për të kryer vrasjen e bashkëshortes së tij. Pak orë më vonë Sinjali mori vesh se i dyshuari i tretë për vrasjen e Liridonës është edhe nipi i Naimit, Kushtrim Kokalla, pjesëtar i FSK-së.

Motivet e kësaj ngjarje të rëndë ende nuk dihen, teksa është raportuar se çifti kishin pasur probleme gjatë vitit 2019, ku dhe u tha se kishin tentuar të ndaheshin. Për këto raportime ka folur vëllai i Liridonës, i cili është shprehur se çifti nuk kanë pasur probleme asnjëherë dhe se janë të pavërteta raportimet rreth shkurorëzimit.

I njëjti ka shtuar se nuk kanë informacione se ku gjenden fëmijët dhe se motra e tij ka pasur siguri, teksa ka shtuar se të hënën pritet të marrin përgjigje për zhvarrimin e trupit të pajetë.

“Presim të hënën që me na kthy përgjigje për zhvarrim. Çifti nuk kanë pasur kurrë probleme dhe se nuk janë të vërteta ato që kanë dashtë me u shkurorëzuar. Jemi të tronditur se as vet se kemi besuar që ai e ka bo këtë send. Fëmijët nuk kemi informacion se ku janë, nuk e di çka ka mundur me çu deri aty. Motra jonë ka pasur siguri shumë të madhe se është ne shtetase e Suedisë”, ka thënë ai për Nacionale. /GazetaSinjali/

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here