Gjatë Samitit të Komunitetit Politik Evropian që po zhvillohet në Tiranë, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka zhvilluar një bisedë të përbashkët telefonike me ish-presidentin amerikan Donald Trump dhe liderë të tjerë europianë, përfshirë Emmanuel Macron, Friedrich Merz, Donald Tusk dhe Keir Starmer.
Përmes një postimi në rrjetin social ‘X’, Zelensky theksoi rëndësinë e unitetit ndërkombëtar kundër agresionit rus. Ai bëri thirrje për rritje të presionit mbi Moskën, nëse ajo refuzon një armëpushim të pakushtëzuar.
“Fola me presidentin Donald Trump, së bashku me Presidentin Macron, Kancelarin Federal Merz, Kryeministrat Starmer dhe Tusk. Diskutuam rreth takimit në Stamboll. Ukraina është e gatshme të ndërmarrë hapat më të shpejtë të mundshëm për të sjellë paqe të vërtetë, dhe është e rëndësishme që bota të mbajë një qëndrim të fortë. Qëndrimi ynë është i qartë — nëse rusët refuzojnë një armëpushim të plotë, të pakushtëzuar dhe përfundimin e vrasjeve, duhet të pasojnë sanksione të ashpra. Presioni ndaj Rusisë duhet të vazhdojë derisa ajo të jetë e gatshme të përfundojë luftën. Faleminderit të gjithëve në botë që po ndihmojnë”,- shkruan Zelensky në rrjetin social ‘X’.