Rusia provokon sërish, avionët rus hyjnë në Poloni pas Estonisë

Pas njoftimeve për shkeljen e hapësirës ajrore të Estonisë nga avionë luftarakë rusë, një incident i ngjashëm është raportuar edhe në Poloni.

Sipas Forcës Kufitare polake, dy avionë luftarakë rusë kanë shkelur zonën e sigurisë të platformës së eksplorimit të naftës dhe gazit Petrobaltic, e cila ndodhet në Detin Baltik. Mjetet ajrore kanë kryer një kalim të ulët mbi platformë, duke shkaktuar shqetësim për sigurinë në rajon.

“Forcat e Armatosura Polake dhe autoritetet e tjera janë njoftuar”, thuhet në deklaratën zyrtare të lëshuar nga autoritetet polake.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME