Zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Ryabkov i paralajmëroi të mërkurën Shtetet e Bashkuara të Amerikës se ndihma e drejtpëdrejtë ushtarake për Izraelin mund ta destabilizojë drastikisht situatën në Lindjen e Mesme.
Ryabkov tha për agjencinë e lajmeve Interfax se Rusia i paralajmëron ShBA-të kundër dhënies së ndihmës direkte ushtarake për Izraelin, shkruan The Guardian.
Ai tha se Moska është në kontakt me Izraelin dhe Iranin, të dyja palët e përfshira në konflikt, raporton Reuters.
Lideri suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei tha sot në një adresim në televizionin shtetëror iranian se Irani “nuk do të dorëzohet”, edhe pas thirrjeve të presidentit amerikan Donald Trump për lidershipin iranian që të ulet në tryezën e bisedimeve.