Rusia goditi zyrat e Britanisë në Kiev, Londra thërret me urgjencë ambasadorin rus

David Lamy Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar ka thirrur ambasadorin rus në Londër për të shprehur shqetësimin dhe për të dënuar sulmet e fundit që Rusia kreu gjatë natës në Kiev.

Në këto sulme u vranë të paktën 18 persona, katër prej tyre fëmijë, dhe u dëmtuan ndërtesa të rëndësishme, përfshirë Këshillin Britanik dhe delegacionin e Bashkimit Evropian në kryeqytetin ukrainas.

Në një postim në rrjetin social X, Lamy u shpreh se “Presidenti Vladimir Putin mbrëmë vrau civilë, shkatërroi shtëpi dhe dëmtoi ndërtesa që përfaqësojnë marrëdhëniet ndërkombëtare dhe bashkëpunimin evropian”.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME