Rusia avancon në Lindje të Ukrainës, merr nën kontroll dy vendbanime të tjera

Forcat ruse kanë deklaruar se kanë marrë nën kontroll dy fshatra të tjera në Ukrainën lindore. Ministria e Mbrojtjes e Rusisë njoftoi se trupat e Moskës kanë kapur fshatrat Trudove dhe Stari Terny në rajonin e Donetskut.

Në një përditësim të fundit të fushëbetejës, komandanti i lartë i ushtrisë ukrainase, Oleksandr Syrskyi, njoftoi se forcat ruse po lëvizin me ritmin më të shpejtë në rajonin lindor të Donetskut. Ai tha se trupat ruse vazhduan të fokusonin sulmet e tyre në qendrat logjistike të Pokrovsk dhe Kurakhove.

Syrskyi theksoi se lufta për të mbrojtur Donetsk ka qenë “jashtëzakonisht e ashpër”, dhe pranoi se situata në terren ishte sfiduese për forcat ukrainase.

Komandanti ukrainas gjithashtu njoftoi se Rusia kishte intensifikuar sulmet e saj ndaj forcave ukrainase që po luftonin për të mbajtur një enklavë në rajonin Kursk të Rusisë. “Për të tretën ditë armiku po kryen sulme intensive në rajonin e Kurskut,” tha Syrskyi, duke shtuar se Rusia po përdorte gjithashtu trupat e Koresë së Veriut, të cilët po përballen me humbje të konsiderueshme në këtë front.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here