Rron Gjinovci rekomandon ‘dëbimin’ e Liburn Aliut: Merre familjen e shko në Shqipëri

Aktivisti i shoqërisë civile Rron Gjinovci ia ka bërë një ofertë Ministrit të Infrastrukturës Liburn Aliu.

Pasi ky i fundit tha se Kosova në rrethanat në të cilat gjendet aktualisht, është projekt i përkohshëm dhe proces kalimtar drejt bashkimit me Shqipërinë, Gjinovci i ka bërë thirrje Aliut që ta marrë familjen dhe të shkojë e të jetojë në shtetin fqinj, Shqipërinë.

Për më tepër deklaratën e Aliut dhënë në televizionin T7, Gjinovci e ka quajtur skandal.

“Liburn nëse s’të pëlqen Kosova, merre familjen e shko jeto në Shqipni”, ka shkruar Gjinovci.

Sipas tij krejt kjo është skandal.

“Ky është skandal. Kjo është e papranushme. Me e thanë ni ekstremist musliman që Kosova është projekt i përkohshëm deri në realizimin e sheriatit, e kallni internetin. Me thanë dikush Kosova është projekt i përkoshëm deri në rikthimin nën Serbi, krejt tranohni. Kosova është republikë! Është e përjetshme dhe arritja jonë ma e madhe si kolektiv!”

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here