Kundërshtarët më të rrezikshëm të Uashingtonit po thellojnë bashkëpunimin mes tyre, por analistët e agjencive amerikane të zbulimit mendojnë se tani për tani, ata nuk kanë arritur të formojnë një aleancë të ngushtë që mund t’i kundërvihet në mënyrë më efektive SHBA-së.
Shqetësimet nga Shteteve të Bashkuara dhe aleatët e saj për bashkëpunimin në rritje mes Rusisë, Kinës, Iranit dhe Koresë së Veriut janë rritur në mënyrë të vazhdueshme që kur Moska nisi sulmin në shkallë të gjerë ndaj Ukrainës në shkurt të vitit 2022.
Ato mbështeten në burimet e zbulimit që tregojnë se Pekini, Teherani dhe Pheniani po i ndihmojnë Rusisë me teknologji, raketa, dronë dhe madje edhe trupa në luftën kundër Ukrainës.
Ish-komandanti i forcave amerikane në Indo-Paqësor i quajti lidhjet në rritje midis katër vendeve armike të Shteteve të Bashkua një “bosht i sapolindur i së keqes”.
Megjithatë, zyrtarët amerikanë të zbulimit besojnë se boshti, në një farë mënyre, është bllokuar nga të metat e veta.“Ata nuk po veprojnë si një bllok”, tha drejtorja e Inteligjencës Kombëtare Avril Haines, duke folur të enjten në Uashington në një diskutim të organizuar nga Këshilli për Marrëdhëniet me Jashtë.
“Ne nuk i shohim ato si një lloj aleance katërpjesëshe”, tha ajo.
“Ne nuk i shohim ata si aleatë, që veprojnë në mënyrë të ngjashme me vendet e NATO-s. Ata nuk kanë një nivel të tillë ndërveprimi dhe bashkëpunimi ushtarak.”
Megjithatë, ata e shohin boshtin si një shqetësim në disa fronte.