Një rast i dhunës në familje ka ndodhur në Deçan. Burri dhe gruaja janë rrahur mes vete. Të dyshuarit pas dhunës së ushtruar ndaj njëri-tjetrit, kanë kërkuar trajtim mjekësor. Ndërkaq pas intervistimit në konsultim me prokurorin, janë liruar me procedurë të rregullt.
“Deçan / 26.05.2025 – 16:00. Janë arrestuar dy të dyshuar – bashkëshortë në mes veti (një mashkull dhe një femër) nën dyshimin se të njëjtit kanë sulmuar fizikisht njëri-tjetrin. Të dyshuarit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKMF, pastaj pas intervistimit në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.