“Rrezikon ekuilibrin në Ballkan…”, Ish-komandanti Hoxha komenton stërvitjen NATO-Serbi

Ish-komandanti i UÇK-së, Hafir Hoxha, ka reaguar për stërvitjen e përbashkët ndërmjet NATO-s dhe Ushtrisë së Serbisë që pritet të zhvillohet në maj në poligonin Borovac, pranë Bujanocit.

Ai thekson se kjo tregon vazhdimësinë e bashkëpunimit ushtarak të Serbisë me Perëndimin, edhe pse vendi pretendon neutralitet.

Hoxha paralajmëron se këto lëvizje mund të ndikojnë në situatën në Kosovë dhe Ballkan, duke sugjeruar se pozicioni i Serbisë ndaj NATO-s dhe Rusisë mund të ketë pasojat e veta gjeopolitike.

Postimi i plotë:
Stërvitje ushtarake NATO – Serbia në maj

Sipas njoftimeve të fundit, në muajin maj do të zhvillohet një stërvitje e përbashkët ndërmjet NATO-s dhe Ushtrisë së Serbisë në poligonin ushtarak Borovac, pranë Bujanocit. Kjo stërvitje bëhet me ftesë të autoriteteve të Serbisë dhe në kuadër të programit të bashkëpunimit ndërmjet NATO-s dhe shteteve joanëtare.

Megjithëse Serbia deklaron politikë të neutralitetit ushtarak, realiteti tregon se bashkëpunimi i saj me NATO-n është i vazhdueshëm. Në fakt, në 10 vitet e fundit Serbia ka zhvilluar shumë më tepër stërvitje dhe aktivitete ushtarake me NATO-n dhe vendet e saj anëtare sesa me Rusinë.

Kjo tregon se politika e Beogradit shpesh është një balancim mes Lindjes dhe Perëndimit: nga njëra anë ruan lidhje politike me Rusinë, ndërsa nga ana tjetër bashkëpunon ushtarakisht me NATO-n dhe strukturat perëndimore.

Nëse Serbia gradualisht afrohet më shumë me NATO-n dhe largohet nga ndikimi rus, është e mundur që politika amerikane – edhe në rast të rikthimit të Donald Trump – të bëhet më pragmatike dhe më e butë ndaj saj. Megjithatë, një gjë mbetet e qartë: mbështetja e SHBA-së dhe NATO-s për Kosovën është stabile por unë rregullisht e kam përmend se nëse Serbia largohet nga Rusia, hyn ne NATO dhe BE amerikanet kanë për ta shpërblyer, me çka nuk e di por me faktin se e kanë ndaluar FSK-në të hyn ne veri të Kosovës dhe zërat politik që po ri-lajmërohen për rishqyrtimi të kufijëve me Serbinë jep të kuptojmë se njejtë sikur Ushtrisë Shqiptare që operon ne Kosovë ka gjasa t’i lejohet edhe forcave Ushtarake serbe të veprojnë në kuadër në NATO-s në veri një kohë të gjatë dhe pastaj në baë të situatës se re mundet t’i vendoset pika e konfliktit mes shqiptarëve dhe serbëve në bazë të gjendjes së re faktike e merr Serbia shpërblimin (veriun) dhe pjesës tjetër të Kosovës t’i lejohet të bëhet Shqipëri.

Ballkani mbetet një hapësirë ku interesat gjeopolitike të fuqive të mëdha vazhdojnë të përplasen, dhe çdo lëvizje strategjike duhet parë me kujdes dhe me sy kritik.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME