Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po i beson Gjykatës Kushtetuese në Maqedoninë e Veriut lidhur me vendimin që do ta marrë për çështjen e gjuhës.
Kurti ka thënë se duhet vendim që nuk ka diskriminime.
“Së pari me çfarë kam kuptuar unë kjo është çështje në Gjykatën Kushtetuese pasi që tri dispozita për përdorimin e gjuhës janë dërguar te Komisioni i Venecias, dhe këto tri dispozita nuk janë zbatuar në të kaluarën dhe i përket Gjyjkatës Kushtetuese”, tha ai.
“Por ta sqarojmë një gjë, nuk ka MV ligj për shqipen, dhe ska pasur as në të kaluarën, por ligji që përmend shifrën 20%, por jo ligj për përdorimin e shqipes, por gjuhëve. Besoj që duhet të presim vendim të drejtë të GJK i cili nuk bën as përjashtime e as diskriminime, dhe i cili respekton atje. Ju e dini që në Kosovë , në Republikën tonë 93% shqiptarë, 4% serb dhe serbishtja është gjë zyrtare”, tha Kurti.