Mot i keq ka shkaktuar rrëshqitje të tokës në lagjen “Pazari i vjetër” në Gjirokastrës, duke rrezikuar banesat përreth. Banorët shprehen të shqetësuar dhe kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme për parandalimin e dëmeve të mëtejshme.
Shirat intensivë dhe erozioni i tokës kanë bërë që pjesë të lagjes të jenë në rrezik, ndërsa strukturat e emergjencave civile po punojnë për studimin gjeologjik të zonave të prekura dhe për zbatimin e investimeve që do të parandalonin problemet e erozionit.
“Problemi është se ka rrezikshmëri. Ata thonë që për momentin nuk kanë çfarë të bëjnë, ndoshta më pas, duke u qetësuar koha, do të nevojiten përforcime dhe mure. Ndihemi të rrezikuar”, thotë një qytetar.
“Motra ime banon këtu në krahun e majtë. Problemi është se duket vetë sesa e frikshme është, madje edhe për makinën që kam lënë këtu më thonë: hiqe se është problem”, thotë një tjetër qytetar.
Strukturat përgjegjëse po monitorojnë situatën dhe janë duke marrë masat e nevojshme për të shmangur përkeqësimin e situatës dhe për të siguruar banorët.
