Avokati Besnik Berisha deklaroi në Pressing në T7 se rrëfimi i bashkëshortit të gruas që u vra mbrëmë, Liridona Murseli, nuk është pista e vetme e hetimeve.
“Rrëfimi i bashkëshortit nuk është pista e vetme e institucioneve të sigurisë, i Naim Murselit”, tha Berisha në Pressing.
“Institucionet për momentin trajtojnë edhe mundësinë e rrëfimit të viktimës, kurdo që denoncohet një krim, qoftë edhe ai i vjedhjes, qoftë i gjuajtjes ose i rrezikimit të përgjithshëm, institucionet kanë për obligim që ta shohin, a është e mundur, pra ligji i Gravitetit a e mundëson a jo”, tha ai.
“Rrëfimi i parë është gjithmonë pista e parë”, tha ai.