Rumania dhe Kroacia kanë raportuar së fundmi rishfaqjen e leprës, një sëmundje që dukej se i përkiste të kaluarës së kontinentit. Siç raportohet në Rumani, 44 vjet pas rastit të fundit të regjistruar në vitin 1981, autoritetet shëndetësore kanë konfirmuar 4 raste të dyshuara.
Në të katërta rastet, të gjitha janë punëtorë aziatikë të punësuar në një sallon masazhi në Cluj-Napoca. Gjithashtu edhe Kroacia ka njoftuar një rast të izoluar që i përket një punëtori nepalez i cili jeton në vend prej 2 vitesh.
Si në Rumania dhe Kroaci, Ministritë e Shëndetësisë theksojnë se nuk ka rrezik për popullatën e përgjithshme, falë ngjitshmërisë së ulët të sëmundjes dhe zbatimit në kohë të protokolleve. Në Kroaci rasti i parë i leprës vjen pas më shumë se 30 vjetësh.
Lepra është shumë ngjitëse, por kërkon ekspozim të zgjatur për tu transmetuar, pasi nuk mund të përhapet përmes kontaktit të shkurtër ose ndarjes së thjeshtë të hapësirave të përbashkëta. Lepra, e njohur edhe si sëmundja e Hansenit, është një sëmundje kronike infektive e shkaktuar nga një bakter që transmetohet kryesisht përmes pikave të frymëmarrjes të lëshuara nga kolla ose teshtitja.
“Sëmundja manifestohet me lezione të lëkurës dhe dëmtime të nervave periferikë, të cilat shkaktojnë humbje të ndjeshmërisë dhe një ndjenjë dobësie të përgjithshme”, deklarojnë ekspertët.
