Fillimi i muajit mars ka sjellë edhe ulje të temperaturave në vend të shoqëruar me reshje shiu dhe dëbore.
Kryesisht në zonat e thella malore ka patur reshje dëbore.
Në veri të vendit në akset e Lotit 1, Hani i Hotit-Tamarë, Tamarë-Vermosh & Bogë-Theth ka reshje bore.
Gazetari i A2 CNN Senad Nikshiqi raporton se po punohet për pastrimin e rrugëve nga bora dhe kriposje, ndërsa qarkullimi kryhet normalisht.